Turqia

Turqia shpëton 23 azilkërkues në Detin Egje

Sipas Komandës së Rojës Bregdetare, grupi i azilkërkuesve kërkoi ndihmë kur gomonia e tyre lëvizte pa kontroll pasi motori i saj u prish në brigjet e qarkut Çeşme në provincën e Izmirit

Seda Sevencan  | 02.03.2021 - Përdıtësım : 02.03.2021
Turqia shpëton 23 azilkërkues në Detin Egje

Ankara

Roja Bregdetare Turke shpëtoi 23 azilkërkues në një gomone të cilës i ishte prishur motori në brigjet perëndimore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Komandës së Rojës Bregdetare, grupi i azilkërkuesve kërkoi ndihmë kur gomonia e tyre lëvizte pa kontroll pasi motori i saj u prish në brigjet e qarkut Çeşme në provincën e Izmirit.

Një anije shpëtimi u dërgua dhe i shpëtoi azilkërkuesit.

Azilkërkuesit më vonë u transferuan në zyrën provinciale të migracionit.

Turqia ka qenë një pikë e rëndësishme transiti për azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të reja, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia strehon rreth 4 milionë refugjatë, përfshirë mbi 3.6 milionë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.