Turqia

Turqia shpëton azilkërkuesit e kthyer me forcë nga Greqia

Roja bregdetare greke ktheu me forcë 18 azilkërkues ujërat territoriale të Turiqsë në Detin Egje

Dilara Hamit   | 31.03.2020
Turqia shpëton azilkërkuesit e kthyer me forcë nga Greqia

Ankara

Rojet bregdetare greke detyruan 18 azilkërkues të kthehen në ujërat territoriale turke në brigjet juglindore, ku ata u shpëtuan nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi turk i Rojes Bregdetare shpëtoi azilkërkuesit në qarkun Datça, në Egje, në provincën Muğla, tha komanda e rojes bregdetare.

Ekipi shpëtoi 18 azilkërkues nga Palestina, Siria dhe Irani, përfshirë gra dhe fëmijë.

Pasi iu dhanë ushqim dhe batanije, azilkërkuesit u dërguan në zyrat provinciale të migracionit.

Turqia ka qenë një nga rrugët kryesore për azilkërkuesit që duan të arrijnë në Evropë, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile në Siri në 2011.

Turqia ka strehuar rreth 3,7 milionë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın