Turqia

Turqia riatdheson 5 terroristë të huaj në Gjermani

“Ekstradimi i luftëtarëve të huaj terroristë në vendet e tyre vazhdon”, tha ministria turke

Jeyhun Aliyev  | 03.12.2019 - Përdıtësım : 03.12.2019
Turqia riatdheson 5 terroristë të huaj në Gjermani

Ankara

Ministria turke e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se Turqia ka riatdhesuar pesë luftëtarë të huaj terroristë në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke tha se shtetasit gjermanë u kthyen në vendet e tyre të origjinës, si pjesë e përpjekjeve të zgjeruara të Turqisë për riatdhesimin e luftëtarëve të huaj terroristë.

“Ekstradimi i luftëtarëve të huaj terroristë në vendet e tyre vazhdon”, tha ministria.

Deklarata nuk specifikon se cilit grup terrorist i përkisnin luftëtarët, por muajve të fundit është theksuar kthimi i terroristëve të DEASH-it.

Disa vende evropiane u kanë rezistuar përpjekjeve të Turqisë për riatdhesimin e terroristëve të DEASH-it, por Turqia është zotuar se do të vazhdojë përpara.

Që nga njohja e DEASH-it si një grup terrorist në vitin 2013, Turqia është sulmuar nga terroristët shumë herë, si pasojë jetën e kanë humbur 315 persona dhe qindra janë plagosur.

Në përgjigje të sulmeve, Turqia nisi operacione kundër-terroriste brenda dhe jashtë vendit, duke neutralizuar 3.500 terroristë të DEASH-it dhe duke arrestuar 5.500 prej tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.