Turqia

Turqia reagon ndaj "të ashtuquajturës marrëveshje detare" midis Greqisë dhe Egjiptit

Zona e ashtuquajtur e demarkuar ndodhet në shelfin kontinental të Turqisë, siç është njoftuar OKB-ja, tha Ministria e Jashtme turke

Havva Kara Aydın   | 06.08.2020
Turqia reagon ndaj "të ashtuquajturës marrëveshje detare" midis Greqisë dhe Egjiptit

Ankara

Turqia kritikoi "të ashtuquajturën marrëveshje" midis Greqisë dhe Egjiptit në lidhje me zonat ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Egjipti dhe Greqia firmosin marrëveshje të demarkacionit detar

Duke theksuar se Greqia dhe Egjipti nuk kanë asnjë kufi detar të përbashkët, Ministria e Jashtme turke tha në një deklaratë se e ashtuquajtura marrëveshje detare është "e pavlefshme" për Ankaranë.

Zona e ashtuquajtur e demarkuar ndodhet në shelfin kontinental të Turqisë, siç është njoftuar OKB-ja, shtoi ministria.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se Egjipti kishte braktisur 11.500 kilometra katrorë (3.350 milje katrorë detarë) të shelfeve të saj kontinentale me një marrëveshje të mëparshme që nënshkroi me administratën greke qipriote në vitin 2003.

Egjipti po humb përsëri juridiksionin e tij detar me të ashtuquajturën traktat të fundit, i cili synon të uzurpojë të drejtat e Libisë, tha ministria.

Turqia nuk do të lejojë asnjë veprimtari në këto zona dhe do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime në Mesdheun Lindor, si dhe ato të Republikës Turke të Qipros Veriore, thuhet në deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın