Turqia

Turqia reagon ndaj dënimeve të gjykatës ruse kundër tatarëve të Krimesë

"Turqia ashtu sikurse nuk e njeh aneksimin e paligjshëm të Krimesë, ajo do të vazhdojë të qëndrojë pranë tatarëve të Krimesë", thuhet në deklaratën e MPJ turke

Zuhal Demirci   | 19.09.2020
Turqia reagon ndaj dënimeve të gjykatës ruse kundër tatarëve të Krimesë

Ankara

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë lidhur me vendimin e një gjykate ruse për dënim ndaj tatarëve të Krimesë tha se "Është për të ardhur keq që vendoset nën presion me mënyra të tilla komuniteti turk tatar i Krimesë të cilët janë një element kryesor i Gadishullit të Krimesë", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria thuhet se vendimi i një gjykate ruse më 16 shtator për dënimin ndaj 7 tatarëve të Krimesë përbën shembullin e vazhdimt të rritjes së politikave të frikësimit kundër tatarëve të Krimesë.

"Është për të ardhur keq që vendoset nën presion me mënyra të tilla komuniteti turk tatar i Krimesë të cilët janë një element kryesor i Gadishullit të Krimesë. Turqia ashtu sikurse nuk e njeh aneksimin e paligjshëm të Krimesë, ajo do të vazhdojë të qëndrojë pranë tatarëve të Krimesë të cilët me rrugë paqësore mbrojnë të dretat dhe interesat e tyre dhe që përpiqen të njoftojnë zërin e tyre me mënyra demokratike", thuhet në deklaratën e ministrisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın