Turqia

Turqia reagon kundër marrëveshjes për naftën mes kompanisë amerikane dhe YPG/PKK-së

MPJ e Turqisë ka theksuar se mbështetja e këtij hapi nga SHBA është pritur me keqardhje dhe se është i papranueshëm

Nazlı Yüzbaşıoğlu  | 03.08.2020 - Përdıtësım : 04.08.2020
Turqia reagon kundër marrëveshjes për naftën mes kompanisë amerikane dhe YPG/PKK-së

Ankara

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, marrëveshjen për naftën që "Forcat Demokratike të Sirisë" (SDG) nën udhëheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK ka kryer me një kompani amerikane, e ka konsideruar si një hap që injoron ligjin ndërkombëtar dhe që synon integritetin territorial të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se në shtyp është reflektuar që organizata terroriste YPG/PKK e cila në Siri përdor emrin SDG, ka nënshkruar një marrëveshjeve me kompaninë "Delta Crescent Energy LLC" të vendosur në SHBA, për të nxjerrë, përpunuar dhe tregtuar naftën në territoret në verilindje të Sirisë.

MPJ e Turqisë ka theksuar se mbështetja e këtij hapi nga SHBA është pritur me keqardhje dhe se është i papranueshëm dhe shton më tej se organizata terroriste YPG/PKK me këtë hap konfiskon burimet natyrore të popullit të Sirisë dhe paraqet hapur qëllimin e saj për të përparuar agjendën e saj separatiste.

"Burimet natyrore të Sirisë i përkasin popullit të Sirisë. E presim me keqardhje që SHBA mbështet këtë hap i cili injoron ligjin ndërkombëtar, që synon integritetin territorial, unitetin dhe sovranitetin e Sirisë dhe që hyn në kuadrin e financimit të terrorizmit. Ky qëndrim që nuk mund të justifikohet me asnjë motiv të ligjshëm, nuk është kurrë i pranueshëm", theksohet më tej në deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.