Turqia

Turqia: Premtimi i Netanyahut është joligjor dhe i papranueshëm

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se do të aneksojë Luginën Jordan dhe veriun e Detit të Vdekur nëse fiton zgjedhjet

Gözde Bayar   | 11.09.2019
Turqia: Premtimi i Netanyahut është joligjor dhe i papranueshëm

Ankara

Premtimi i kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për të aneksuar Luginën Jordan si fakt i kryer është joligjor dhe asnjëherë nuk është i pranueshëm, kanë thënë nga Ministria e Jashtme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një kumtesë të ministrisë, i kërkohet komunitetit ndërkombëtar që të marrë qëndrim kundër shkeljeve izraelite të principeve themelore të ligjit.

Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë palestinezëve dhe t'i mbështesë ata në luftën e tyre për pavarësi, thuhet gjithashtu në kumtesë.

Të martën, Benjamin Netanyahu u zotua se nëse i fiton zgjedhjet e përgjithshme të parapara për 17 shtator, ai do të aneksojë pjesë të territoreve të pushtuara në Bregun Perëndimor - përfshirë veriun e Detit të Vdekur dhe Luginën e Jordanit.

Rreth 70.000 palestinezë, bashkë me 9.500 kolonë hebrenj, aktualisht jetojnë në Luginën Jordan, që është një tokë e madhe, pjellore, që përbën një të katërtën e Bregut Perëndimor.

Izraeli pretendon se kjo luginë është thelbësore për sigurinë e saj dhe vazhdimisht ka refuzuar nocionin që të heq dorë nga ndonjë pjesë e saj në çdo zgjidhje të ardhshme me palestinezët.

Më herët gjatë këtij muaji, Netanyahu përsëriti premtimin për të aneksuar të gjitha vendbanimet e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor.

"Me ndihmën e Zotit, ne do të vendosim sovranitetin hebre në të gjitha vendbanimet, si pjesë e tokës së Izraelit dhe si pjesë e shtetit të Izraelit", tha ai.

Rreth 650.000 kolonë hebrenj aktualisht jetojnë në më shumë se 100 vendbanime të ndërtuara që nga viti 1967, kur Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Palestinezët kërkojnë këto vendbanime, bashkë me Rripin e Gazës, që të krijojnë shtetit palestinez në të ardhmen.

Ligji ndërkombëtar i konsideron Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si "territore të pushtuara", duke i konsideruar si joligjore të gjitha aktivitetet izraelite për ndërtimin e vendbanimeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın