Turqia

"Turqia parashikon të presë afër 52 milionë turistë në 2019"

Kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Şentop, thotë se synimi i Turqisë është të presë 75 milionë turistë në vitin 2023

Emin Avundukluoğlu   | 08.11.2019
"Turqia parashikon të presë afër 52 milionë turistë në 2019"

Ankara

Turqia parashikon të presë afër 52 milionë turistë këtë vit, tha kryetari i Parlamentit të Turqisë të premten, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin e 5-të Konsultues të Kryeparlamentarëve të MIKTA-s në Meksiko City, kryeparlamentari Mustafa Şentop theksoi se Turqia renditet e gjashta në botë për nga numri i turistëve.

"Sipas të dhënave ekzistuese, parashikimet tona janë që deri në fund të vitit të presim afër 52 milionë turistë", tha Şentop.

Ndërkaq, në vitin 2023, Turqia synon të presë 75 milionë turistë, kurse objektivi i të ardhurave nga turizmi është 65 miliardë dollarë, shtoi ai.

Në nëntë muajt e parë të këtij viti, të ardhurat e turizmit në Turqi arritën mbi 26.6 miliardë dollarë, duke u rritur për 16.15 për qind nga 22.9 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shpenzimet e turizmit të Turqisë gjithashtu arritën në 3.37 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave zyrtare.

"Ne praktikojmë një model të ri të turizmit, i cili nuk i injoron faktorët e ekoturizmit, ndërsa gjeneron lloje alternative të turizmit", tha Şentop.

Themeluar në vitin 2013, MIKTA është një partneritet joformal i përbërë nga Meksika, Indonezia, Koreja e Jugut, Turqia dhe Australia.

Kryeparlamentari turk u bëri thirrje vendeve anëtare që të bëjnë më shumë përpjekje për ta bërë MIKTA-n të operojë në mënyrë më efikase.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın