Turqia

Turqia: Nuk e pranojmë vendimin e papërgjegjshëm të SHBA-së për pranimin e afganëve

"Si Turqi ne nuk e pranojmë vendimin e papërgjegjshëm të SHBA-së dhe të cilin e ka marrë pa u konsultuar me vendin tonë"

Mehmet Şah Yılmaz  | 04.08.2021 - Përdıtësım : 04.08.2021
Turqia: Nuk e pranojmë vendimin e papërgjegjshëm të SHBA-së për pranimin e afganëve

Ankara

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç, lidhur me deklaratën e SHBA-së për "programin e pranimit të emigrantëve afganë që kanë punuar për SHBA-në dhe familjet e tyre" është shprehur se "Si Turqi ne nuk e pranojmë vendimin e papërgjegjshëm të SHBA-së", transmeton Anadolu Agency (AA).

Bilgiç, ka dhënë përgjigje me shkrim ndaj një pyetjeje të drejtuar lidhur me çështjen, në të cilën i rikujtohet deklarata e bërë dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku theksohet se aplikimet e migracionit të afganëve për në SHBA do të merren nga vendet e treta.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, aplikimet do të merren përmes organizatave me të cilët ato janë të lidhur me programin e SHBA-së për pranimin e emigrantëve për afganët dhe familjet e tyre të cilët kanë punuar për Organizatat joqeveritare (OJQ) me qendër në SHBA dhe ku Turqia është treguar vend për aplikimet.

"Së pari deklarata e SHBA-së do të shkaktojë një krizë të madhe emigracioni në rajonin tonë dhe do të rritë dhimbjet e afganëve në rrugët e migrimit. Është e papranueshme që të kërkohet zgjidhje në vendin tonë pa pëlqimin e vendit tonë në vend që për problemin të gjendet një zgjidhje mes vendeve të rajonit", ka vlerësuar Bilgiç.

Turqia është vendi që ka strehuar më shumë refugjatë në 7 vitet e fundit rikujtoi Bilgiç, i cili theksoi se nuk ka kapacitete për të marrë përsipër një krizë të re migracioni në emër të një vendi të tretë.

"Si Turqi ne nuk e pranojmë vendimin e papërgjegjshëm të SHBA-së dhe të cilin e ka marrë pa u konsultuar me vendin tonë. Nëse SHBA-ja dëshiron të marrë këto persona në vendin e saj është e mundur që ajo t'i transportojë ato direkt me avionë në vendin e saj. Në asnjë situatë vendi ynë nuk do të marrë përgjegjësitë ndërkombëtare të vendeve të treta dhe nuk do të lejojë që ligjet tona të keqpërdoren nga vendet e treta për qëllimet e tyre. Askush nuk duhet të presë që populli turk të marrë përsipër barrën e krizave të migrimit të përjetuara në rajonin tonë si rezultat i vendimeve të vendeve të treta", tha Bilgiç.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın