Turqia

Turqia njofton OKB-në për regjistrimin e marrëveshjes me Libinë

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se Turqia ka njoftuar dje OKB-në për regjistrimin e marrëveshjes së nënshkruar me Libinë më 27 nëntor dhe e cila ka hyrë në fuqi më 8 dhjetor

Tuğrul Çam  | 12.12.2019 - Përdıtësım : 13.12.2019
Turqia njofton OKB-në për regjistrimin e marrëveshjes me Libinë

Ankara

Turqia ka njoftuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për regjistrimin e memorandimit të mirëkuptimit të nënshkruar me Libinë lidhur me kufizimin e juridiksionit detar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se Turqia ka njoftuar dje OKB-në për regjistrimin e marrëveshjes së nënshkruar me Libinë më 27 nëntor dhe e cila ka hyrë në fuqi më 8 dhjetor.

Në vendimin e botuar në "Gazetën Zyrtare" me nënshkrimin nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, thuhet se data 8 dhjetor 2019 është përcaktuar si data e hyrjes në fuqi të memorandimit të mirëkuptimit të nënshkruar në Stamboll mes "Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë lidhur me kufizimin e juridiksionit detar në Mesdhe".

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dje deklaroi se marrëveshja është miratuar nga qeveria e Libisë dhe në Turqi nga Parlamenti. "Lidhur me hyrjen e saj në fuqi bashkë me nënshkrimin nga presidenti ynë, ne do të bëjmë edhe regjistrimin e saj në OKB. Informojmë lidhur me marrëveshjen, por edhe konfrimojmë regjistrimin në OKB për përcaktimin e kufijve perëndimorë të shelfit tonë të ri kontinental", ka thënë Çavuşoğlu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın