Turqia

Turqia neutralizon dy terroristë të PKK-së në Irakun verior

"Dy terroristë të PKK-së u neutralizuan në operacionin e mbështetur nga ajri të kryer në rajonin Haftanin brenda fushëveprimit të operacionit në vazhdim Kthetra-3 në Irakun verior"

Havva Kara Aydın  | 05.11.2019 - Përdıtësım : 05.11.2019
Turqia neutralizon dy terroristë të PKK-së në Irakun verior

Ankara

Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" dy terroristë të PKK-së në Irakun verior, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Dy terroristë të PKK-së u neutralizuan në operacionin e mbështetur nga ajri të kryer në rajonin Haftanin brenda fushëveprimit të operacionit në vazhdim Kthetra-3 në Irakun verior", tha Ministria në Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizuar" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë ose janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior si bazë për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Më 27 maj, Turqia filloi operacionin Kthetra kundër PKK-së në rajonin Hakurk të Irakut verior, e ndjekur nga faza e dyta dhe e treta në korrik dhe në fund të gushtit.

Mbi 400 terroristë të PKK-së janë "neutralizuar" në Irakun verior gjatë katër muajve të fundit, bëri të ditur Ministria.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın