Turqia

Turqia neutralizon disa terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Gjashtë terroristë janë neutralizuar në rajonet Zap dhe Haftanin në veri të Irakut

Fırat Taşdemir  | 20.10.2020 - Përdıtësım : 20.10.2020
Turqia neutralizon disa terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Gjashtë terroristë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar në veri të Irakut përmes një operacioni ajror të ushtrisë turke, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të ministrisë, terroristët janë neutralizuar në rajonet Zap dhe Haftanin në veri të Irakut, përmes një operacioni të mbështetur nga avionët e forcave turke.

"Do të vazhdojnë operacionet tona derisa neutralizohet edhe terroristi i fundit", thuhet nga ministria.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" në deklaratat e tyre që nënkupton se terroristët janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e lisutar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın