Turqia

Turqia neutralizon disa terroristë të PKK-së në Irakun verior

Terroristët u neutralizuan në një sulm ajror në rajonin Hakurk, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, duke postuar gjithashtu pamje të operacionit

Gözde Bayar  | 28.07.2021 - Përdıtësım : 28.07.2021
Turqia neutralizon disa terroristë të PKK-së në Irakun verior

Ankara

Forcat turke të sigurisë neutralizuan tre terroristë të PKK-së në Irakun verior, theksoi sot Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët u neutralizuan në një sulm ajror në rajonin Hakurk, tha ministria në Twitter, duke postuar gjithashtu pamje të operacionit.

Autoritetet turke përdorin fjalën "neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Grupi terrorist PKK shpesh fshihet në Irakun verior, pikërisht përtej kufirit jugor të Turqisë, për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın