Burak Bir
12 Mars 2020•Përditësim: 12 Mars 2020
Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" tre terroristë të PKK-së në Irakun e veriut, njoftoi të enjten Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Terroristët u neutralizuan në rajonet Metina dhe Gara në një operacion të mbështetur nga ajri, tha ministria në Twitter.
Ministria shtoi se operacionet antiterroriste të Turqisë do të vazhdojnë me vendosmëri në rajon.
Autoritetet turke në përgjithësi përdorin fjalën "të neutralizuar"me çka nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose janë kapur.
Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e mbi 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.