Turqia

Turqia neutralizon 92 terroristë, përfshirë 3 nga lista e të kërkuarve në nëntor

Gjatë operacioneve anti-terroriste në nëntor, u neutralizuan 92 terroristë, përfshirë 3 të cilët ishin në listën e kërkuar të Ministrisë së Brendshme

Kemal Karadağ  | 03.12.2021 - Përdıtësım : 04.12.2021
Turqia neutralizon 92 terroristë, përfshirë 3 nga lista e të kërkuarve në nëntor

Ankara

Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" 92 terroristë në nëntor, theksoi sot zëvendësministri i Brendshëm i këtij vendi, Ismail Catakli, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklaratat Catakli i bëri në një konferencë mujore për media në Ankara, ku informoi mediat mbi operacionet e vazhdueshme kundër terrorizmit.

Gjatë operacioneve anti-terroriste në nëntor, u neutralizuan 92 terroristë, përfshirë 3 të cilët ishin në listën e kërkuar të Ministrisë së Brendshme, tha ai, duke shtuar se mbi 350 strehë terroriste u shkatërruan dhe një depo e madhe armatimi dhe municioni u konfiskua.

Ai shtoi se gjithsej 10.900 operacione kundër terrorizmit rural dhe 1.382 urbane u kryen në të gjithë Turqinë.

Duke iu referuar migrimit të parregullt, ai tha se në nëntor janë ndaluar mbi 19.580 migrantë të parregullt dhe 832 fasilatorë.

Më shumë se 472.260 sirianë janë kthyer në atdheun e tyre falë mjedisit të sigurt të krijuar nga operacionet ndërkufitare antiterroriste të Turqisë, shtoi ai.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın