Turqia

Turqia neutralizon 7 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Terroristët janë neutralizuar përmes një operacioni ajror, si rezultat i një koordinimi të ushtrisë dhe inteligjencës turke, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë

Zehra Aydın Turapoğlu  | 07.08.2020 - Përdıtësım : 08.08.2020
Turqia neutralizon 7 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) ka neutralizuar shtatë terroristë të PKK-së në rajonin Asos në veri të Irakut, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Si rezultat i një punimi të koordinuar të TSK-së dhe MIT-it, përmes një operacioni ajror në rajonin Asos në veri të Irakut u neutralizuan shtatë pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK, të detektuar përmes metodës së zbulimit dhe vëzhgimit", tha ministria në një deklaratë.

Ndryshe, organizata terroriste PKK shpesh përdor Irakun e veriut për të organizuar sulme ndërkufitare kundër Turqisë.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın