Turqia

Turqia neutralizon 6 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

"Si rezultat i një punimi të koordinuar të TSK-së dhe MIT-it, përmes një operacioni ajror në rajonin Gara në veri të Irakut u neutralizuan gjashtë pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK", tha Ministria e Mbrojtjes

Aylin Dal  | 01.08.2020 - Përdıtësım : 02.08.2020
Turqia neutralizon 6 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Gjashtë terroristë të PKK-së janë neutralizuar në veri të Irakut pas një bashkëpunimi midis Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Si rezultat i një punimi të koordinuar të TSK-së dhe MIT-it, përmes një operacioni ajror në rajonin Gara në veri të Irakut u neutralizuan gjashtë pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK", tha ministria në një deklaratë.

Ndryshe, organizata terroriste PKK shpesh përdor Irakun e veriut për të organizuar sulme ndërkufitare kundër Turqisë.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın