Turqia

Turqia neutralizon 4 terroristë të PKK-së në Irakun verior

Terroristët u vunë në shënjestër në një operacion të koordinuar të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) në rajonin Hakurk

Gözde Bayar   | 07.12.2021
Turqia neutralizon 4 terroristë të PKK-së në Irakun verior

Ankara

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se të paktën katër terroristë të PKK-së janë neutralizuar nga forcat turke të sigurisë në Irakun verior, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët u vunë në shënjestër në një operacion të koordinuar të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) në rajonin Hakurk, njoftoi ministria në Twitter, duke ndarë edhe pamje të operacionit ajror.

Autoritetet turke përdorin termin "neutralizim" për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Organizata terroriste PKK shpesh fshihet në Irakun verior, përtej kufirit jugor të Turqisë, për të përgatitur sulme terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın