Turqia

Turqia neutralizon 3 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes tha se komandot turke po vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon

Ömer Olcay  | 26.07.2020 - Përdıtësım : 26.07.2020
Turqia neutralizon 3 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Ankara

Ushtria turke ka neutralizuar tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK/YPG në rajonin e operacionit "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në Twitter, ministria tha se komandot turke po vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e paqes dhe sigurisë në rajonin ku është zhvilluar operacioni antiterrorist.

"Komandot tona heroike, të cilat po marrin të gjitha masat në rajon, parandaluan edhe një tentativë për sulm, duke neutralizuar tre terroristë të PKK/YPG-së", thuhet në deklaratë.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" për të nënkuptuar që terroristët janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Që nga viti 2016, Turqia ka kryer tri operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori të terrorit dhe për të mundësuar zgjidhjen paqësore të krizës nga vendasit: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın