Turqia

Turqia neutralizon 24 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes tha se terroristët ishin përpjekur të infiltrohen në zonën e operacionit "Burimi i Paqes"

Davut Demircan  | 04.04.2020 - Përdıtësım : 04.04.2020
Turqia neutralizon 24 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë

Ankara

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 24 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

"24 terroristë të PKK/YPG, të cilët po përpiqeshin të depërtojnë në zonën e operacioni 'Burimi i Paqes', u neutralizuan me sukses nga komandot tona heroike", tha ministria në Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizuar", për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Që nga viti 2016, Turqia ndërmori tre operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për t'u ofruar siguri civilëve në këto vendbanime: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.