Turqia

Turqia neutralizon 2 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

"Njësitë tona të komandos duke parandaluar një tentativë për sulm të organizatës terroriste PKK/YPG ka neutralizuar dy terroristë të PKK/YPG-së", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes

Muhammed Nuri Erdoğan  | 06.07.2020 - Përdıtësım : 06.07.2020
Turqia neutralizon 2 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë Foto: AA/Arhiv

Ankara

Dy pjesëtarë të organizatës terroriste PKK/YPG janë neutralizuar në veri të Sirisë përmes një operacioni të komandove turke, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të ministrisë nga rrjeti social Twitter, terroristët janë neutralizuar në rajonin e operacionit "Burimi i Paqes".

"Njësitë tona të komandos duke parandaluar një tentativë për sulm të organizatës terroriste PKK/YPG ka neutralizuar dy terroristë të PKK/YPG-së", thuhet në njoftim.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın