Muhammed Boztepe
12 Korrik 2020•Përditësim: 13 Korrik 2020
Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se në rajonin Haftanin në veri të Irakut janë neutralizuar 2 pjesëtarë të organizatës terroriste të PKK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga ministria thuhet se operacioni "Kthetra-Tigri" vazhdon me sukses.
"Nëpërmjet një operacioni ajror në rajonin Haftanin në veri të Irakut të ndërmarrë në kuadër të operacionit 'Kthetra-Tigri' u neutralizuan edhe 2 terroristë të PKK-së. Të gjitha strehimoret e organizatës terroriste do të shaktërrohen mbi të", theksoi ministria.