Turqia

Turqia neutralizon 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Terroristët u shënjestruan në rajonin e operacionit Pence-Kaplan, tha ministria në Twitter, duke ndarë edhe pamjet e operacioneve të kryera nga forcat turke

Gözde Bayar   | 19.10.2021
Turqia neutralizon 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" dy terroristë të PKK-së në veri të Irakut, njoftoi sot Ministria Kombëtare e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët u shënjestruan në rajonin e operacionit Pence-Kaplan, tha ministria në Twitter, duke ndarë edhe pamjet e operacioneve të kryera nga forcat turke.

Operacionet antiterroriste të Turqisë do të vazhdojnë pa asnjë pushim, thuhet më tej.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në veri të Irakut, përtej kufirit jugor të Turqisë, për të planifikuar sulme terroriste në Turqi.

Operacionet e Pence janë një seri ofensivash që Turqia ka kryer që nga viti 2019 kundër organizatave terroriste në veri të Irakut, veçanërisht PKK-së.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın