Turqia

Turqia "neutralizon" 11 terroristë të YPG/PKK në veri të Sirisë

Terroristët u "neutralizuan" në zonën e Operacionit turk "Burimi i Paqes", njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı   | 23.09.2021
Turqia "neutralizon" 11 terroristë të YPG/PKK në veri të Sirisë

Ankara

Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" 11 terroristë të YPG/PKK në veri të Sirisë, përtej kufirit me Turqinë, njoftuan sot autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke ndarë pamjet e operacioneve të kryera nga forcat turke, Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare tha në Twitter se terroristët u përpoqën të infiltrohen dhe sulmojnë zonën e Operacionit "Burimi i Paqes".

Ministria tha se komandot turq parandaluan një përpjekje për sulm nga terroristët e YPG/PKK-së, duke neutralizuar 11 prej tyre.

Autoritetet turke përdorin termin "neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose janë kapur.

Që nga viti 2016, Turqia nisi disa operacione të suksesshme antiterroriste përgjatë kufirit me Sirinë ndërsa qëllimi ishte parandalimi i formimit të korridorit terrorist, duke synuar mundësimin e mjedisit të sigurt për kthimin e banorëve. Bëhet fjalë për operacionet “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.