Turqia

Turqia mesazh ngushëllimi Pakistanit për rrëzimin e avionit

"Lusim Allahun t'i mëshirojë të vdekurit në këtë aksident të hidhur dhe u shprehum ngushëllime qeverisë së Pakistanit dhe popullit vëlla pakistanez", tha Ministria e Jashtme turke

Muhammet Tarhan   | 22.05.2020
Turqia mesazh ngushëllimi Pakistanit për rrëzimin e avionit

Ankara

Turqia i ka shprehur ngushëllime qeverisë dhe popullit pakistanez pas rrëzimit të një avioni pasagjerësh në një zonë të banuar në afërsi të aeroportit në Karaçi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme turke tha në një deklaratë se e ka pritur me pikëllim të madh lajmin për vdekjen e një numri të madh njerëzish si pasojë e rrëzimit të avionit të Pakistan International Airlines.

"Lusim Allahun t'i mëshirojë të vdekurit në këtë aksident të hidhur dhe u shprehim ngushëllime qeverisë së Pakistanit dhe popullit vëlla pakistanez", thuhet në deklaratë.

Ndryshe, avioni i tipit Airbus A-320 i nisur nga qyteti i Lahorit kishte 90 pasagjerë në bord kur u rrëzua në një zonë të banuar pranë Aerportit të Karaçit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın