Turqia

Turqia me 1.100 stacione për monitorimin e tërmeteve

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), rrjeti i dytë më i madh i Evropës për monitorimin e tërmeteve, njoftoi se ka arritur në 1.100 stacione të monitorimit të tërmeteve

Burak Bir  | 17.11.2019 - Përdıtësım : 17.11.2019
Turqia me 1.100 stacione për monitorimin e tërmeteve

Ankara

Turqia tani ka rreth 1.100 stacione për monitorimin e tërmeteve për të ndihmuar në parashikimin e dridhjeve dhe mbrojtjen e sigurisë publike në gjithë vendin, thanë autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), rrjeti i dytë më i madh i Evropës për monitorimin e tërmeteve, i themeluar në vitin 2009, njoftoi në Twitter se ka arritur në 1.100 stacione të monitorimit të tërmeteve.

"Me rrjetin e dytë më të madh të vëzhgimit të tërmeteve në Evropë, ne mund të masim tërmetet më saktë", shtoi agjencia, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın