Turqia

Turqia kritikon Parlamentin Evropian për organizimin e ngjarjes së PKK-së

"Në ngjarjen skandaloze të organizuar nga PE-ja, nga drejtuesit dhe mbështetësit e PKK-së u përhap propagandë terroriste dhe u paraqitën kërcënime kundër Turqisë dhe presidentit Erdoğan", njoftoi MPJ e Turqisë

Faruk Zorlu, Erdoğan Çağatay Zontur  | 06.02.2020 - Përdıtësım : 06.02.2020
Turqia kritikon Parlamentin Evropian për organizimin e ngjarjes së PKK-së

Ankara

Turqia ka kritikuar Parlamentin Evropian për organizimin e një ngjarjeje ku morën pjesë disa nga drejtuesit dhe mbështetësit e grupit terrorist PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke e Punëve të Jashtme tha se Turqia dënon fuqishëm “ngjarjen jozyrtare, e cila po ashtu injoron parimin e luftimit të organizatave terroriste pa diskriminim”.

"Në ngjarjen skandaloze të organizuar nga PE-ja, nga drejtuesit dhe mbështetësit e grupit terrorist PKK u përhap propagandë terroriste dhe u paraqitën kërcënime të neveritshme kundër Turqisë dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan", njoftoi ministria.

Lejimi për të marrë pjesë në një ngjarje në PE i disa prej drejtuesve të organizatave terroriste, të cilët po ashtu janë në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian (BE), si dhe përhapja e propagandës terroriste nga ana e tyre, do të thotë mbështetje e hapur e terrorizmit, thekson ministria turke.

“Ne i ftojmë institucionet e BE-së dhe vendet anëtare të BE-së të qëndrojnë të palëkundëra kundër organizatave terroriste dhe të mos marrin më terroristë nën krahun e tyre”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Ndërkohë, zëdhënësi presidencial i Turqisë, Ibrahim Kalin, në Twitter shkroi se “është një skandal i turpshëm që syri i verbër u kthye në një përhapje e hapur e propagandës terroriste dhe Turqia e presidenti Erdoğan u fyen në një konferencë të organizuar nga Parlamenti Evropian”.

“Duke hapur dyert e saj për PKK-në, të cilën BE-ja e ka shpallur organizatë terroriste, PE-ja mbështet hapur terrorizmin dhe kryen shkelje”, shkroi Kalin, duke shtuar se vendi i tij fuqishëm e dënon këtë skandal.

Konferenca e titulluar “Bashkimi Evropian, Turqia, Lindja e Mesme dhe Kurdët” u mbajt nga PE-ja në Bruksel.

Disa drejtues të organizatës terroriste në Evropë, Adem Uzun, Ramzi Kartal dhe Zubeyir Aydar, të cilët janë në kategorinë e kuqe të listës terroriste të kërkuar në Turqi, morën pjesë në këtë konferencë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın