Turqia

Turqia kap terroristin e kërkuar të DEASH-it në përpjekje për të hyrë nga Siria

Njësitë e Komandës së Forcave Tokësore përcaktuan se personi i kapur me inicialet A.R.S me origjinë nga Uzbekistani ishte anëtar i DEASH-it dhe se kërkohej me buletin të kuq

Sarp Özer   | 15.01.2021
Turqia kap terroristin e kërkuar të DEASH-it në përpjekje për të hyrë nga Siria

Ankara

Njësitë kufitare të Forcave të Armatosura të Turqisë kapën një terrorist anëtar të DEASH-it, gjatë përpjekjes për të hyrë në Turqi, i cili ishte në kërkim me buletin (fletarrest të kuq), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se një person u përcaktua teksa përpiqej për të hyrë ilegalisht nga Siria në Turqi në zonën e përgjegjësisë së stacionit të policisë kufitare Alsancak në qytetin Kilis.

Njësitë e Komandës së Forcave Tokësore përcaktuan se personi i kapur me inicialet A.R.S me origjinë nga Uzbekistani ishte anëtar i DEASH-it dhe se kërkohej me buletin të kuq.

Bëhet e ditur se për terroristin vazhdojnë procedurat në prokurorinë e qytetit Kilis.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın