Turqia

Turqia ka neutralizuar 82 terroristë në Irakun verior gjatë tetorit

Grupi terrorist i PKK-së pësoi humbje të konsiderueshme për shkak të operacioneve të fuqishme dhe të vendosura antiterroriste nga Forcat e Armatosura të Turqisë

Burak Bir  | 19.11.2020 - Përdıtësım : 19.11.2020
Turqia ka neutralizuar 82 terroristë në Irakun verior gjatë tetorit

Ankara

Forcat turke gjatë muajit të kaluar kanë neutralizuar të paktën 82 terroristë në Irakun verior, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të sigurisë, grupi terrorist i PKK-së pësoi humbje të konsiderueshme për shkak të operacioneve të fuqishme dhe të vendosura antiterroriste nga Forcat e Armatosura të Turqisë.

Morali i tyre i ulët ishte i dukshëm në radio bisedat e interceptuara të forcave turke, tha burimi në kushte anonimiteti.

Burimi shtoi se grupi terrorist fsheh humbjet e tij dhe ka thirrur kohët e fundit përforcime nga Siria pasi nuk arriti të rekrutonte më shumë anëtarë.

Zinxhiri i komandës së grupit terrorist po dobësohet dhe disfata e tyre është afër, tha burimi.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në Irakun verior, përtej kufirit të Turqisë, për të planifikuar sulme në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın