Muhammed Ali Gürtaş
13 Dhjetor 2016•Përditësim: 13 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Numri i përdoruesve të internetit në Turqi ka shkuar në 59 milionë, ndëkohë që numri i përdoruesve të telefonave celularë në rreth 75 milionë, deklaroi të martën ministri turk për Komunikacion, Ahmet Arslan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për AA, Arsllan tha se në kuartalin e tretë të këtij viti numri i përdoruesve të internetit “broadband” në Turqi ka shkuar në 59.1 milionë, nga të cilët pjesa dërmuese 83 përqind përdorues të internetit mobil.
Arslan tha gjithashtu se numri i përdoruesve të telefonave celularë në Turqi është rritur në 74.5 milionë nga të cilët 61.3 përqind janë përdorues të teknologjisë së gjeneratave 4G dhe 4.5G.
Numri i përgjithshëm i popullatës në Turqi është 78.7 milionë, flasin të dhënat e autoritetit turk për statistikë, TurkStat.
"Që nga koha kur filloi të funksionojë më 1 prill, shërbimet e avancuara 4.5g të telekomit janë përqafuar me një shpejtësi të madhe nga ana e konsumatorëve”, tha Arslan.
Ai shtoi më tej se të hyrat nga ofruesit e licencuar të komunikimeve elektronike në kuartalin e tretë janë rritur për 12 përqind krahasuar me periudhën e vitit 2015 në shifrat prej 11.6 miliardë lira turke (3.7 miliardë dollarë).
Tre operatorët mobil turk, Turkcell, Vodafone, dhe Turk Telekom kanë fituar të drejtën për teknologjinë e avancuar të rrjetit 4.5G pasi kanë paguar 3.9 miliardë euro në tenderin e ICTA vitin e kaluar.