Turqia

Turqia i dorëzon SHBA-së prova të reja për ekstradimin e kreut të FETO-s

Ministri turk Gül tha se takimi i tij me shefin e drejtësisë amerikane William Barr dhe takimet e tjera në Washington kanë qenë produktive

Hakan Çopur   | 12.06.2019
Turqia i dorëzon SHBA-së prova të reja për ekstradimin e kreut të FETO-s

Washington

Ministri turk i Drejtësisë Abdulhamit Gül njoftoi se homologut amerikan William Barr i kanë dorëzuar prova të reja për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim për AA dhe TRT lidhur me vizitën e tij e cila po vazhdon në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Gül tha se takimi i tij i djeshëm me shefin e drejtësisë amerikane William Barr dhe takimet e tjera kanë qenë produktive, përfshirë edhe ato në Kongresin Amerikan.

"Diskutuam gjerësisht procesin e ekstradimit të kreut të FETO-s, që është një çështje shumë e rëndësishme për Turqinë. Ndamë prova dhe dokumente që dëshmojnë për lidhjen e drejtpërdrejtë të FETO-s me tentativën për grusht shteti më 15 korrik", tha Gül.

"Këto prova të reja dhe të rëndësishme ia përcollëm drejtpërdrejt ministrit (William Barr), i cili tha se këtë çështje do ta ndjekë personalisht dhe do të interesohet vetë për procesin", shtoi ministri turk.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj Fetullah Gülen akuzohen për orkestrimin e tentativës së dështuar për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, e cila shkaktoi vdekjen e 251 personave dhe plagosjen e rreth 2.200 të tjerëve.

Kreu i FETO-s jeton në mërgim të vetimponuar në Pensilvani të SHBA-së që nga viti 1999.

Ankaraja ka këruar ekstradimin e Gülenit nga Washingtoni disa herë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın