Turqia

Turqia fillon punimet për "5 çështje strategjike"

"Punimet kanë filluar me udhëzim të presidentit Recep Tayyip Erdoğan lidhur me çështjet strategjike për të cilat duhet të merren masat e nevojshme edhe pas pandemisë së koronavirusit që ka prekur të gjithë botën"

Mehmet Tosun  | 28.05.2020 - Përdıtësım : 29.05.2020
Turqia fillon punimet për "5 çështje strategjike"

Ankara

Bordi i Shkencave të Teknologjisë dhe Politikave të Inovacionit të Presidencës së Turqisë ka filluar punimet për fushat e "sigurisë së furnizimit të ushqimit", "biosigurinë", "sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën e komunikimit", "pajisjet mjekësore" si dhe për "ilaçet dhe vaksinat", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për komunikim e Presidencës thuhet se punimet kanë filluar me udhëzim të presidentit Recep Tayyip Erdoğan lidhur me çështjet strategjike për të cilat duhet të merren masat e nevojshme edhe pas pandemisë së koronavirusit që ka prekur të gjithë botën.

Në deklaratë vihet në dukje rëndësia për të rritur më shumë mundësitë dhe aftësitë e Turqisë kundër skenareve që mund të shfaqen në situata të ngjashme.

"Bordi i Shkencave të Teknologjisë dhe Politikave të Inovacionit të Presidencës filloi punimet për të përcaktuar politikat që të bëjë zero varësinë nga jashtë në çështjet strategjike nëpërmjet përcaktimit të mangësive dhe zhvillimit të tenkologjive të nevojshme në Turqi për fushat e 'sigurisë së furnizimit të ushqimit', 'biosigurinë', 'sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën e komunikimit', 'pajisjet mjekësore' si dhe për 'ilaçet dhe vaksinat'", thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se për këtë qëllim janë formuar 5 grupe të ndryshme pune me 80 persona të përbërë nga akademikët më kryesorë në Turqi, përfaqësues të institucioneve të sektorit privat dhe zyrtarë të institucioneve publike përkatëse. Punimet në fushën e pajisjeve mjekësore dhe të vaksinave zhvillohen në koordinim me Bordin e Politikave të Shëndetit dhe Ushqimit të Presidencës.

Për çdo çështje të përcaktuar do të krijohen politika me afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë të cilat do t'u përgjigjen nevojave për vetëmjaftueshmërinë e Turqisë dhe që ajo të arrijë në një pozicion për t'u forcuar edhe më shumë pas pandemisë së COVID-19, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se bordi do t‘u kushtojë vëmendje të veçantë këtyre 5 çështjeve dhe se do të përfundojë punimet deri në fund të verës.

"Në fund të verës do t'ia paraqesim presidentit tonë"

Nënkryetari i Bordit të Shkencave të Teknologjisë dhe Politikave të Inovacionit Prof. Dr. Hasan Mandal, në një vlerësim tha se do të marrin në konsideratë elementët që kanë rëndësi kritike për të prodhuar zgjidhje vendase dhe kombëtare në fushat e sigurisë së furnizimit të ushqimit, biosigurisë, sigurisë kibernetike dhe infrastrukturën e komunikimit, të pajisjeve mjekësore si dhe për ilaçet dhe vaksinat.

Pasi nënvizoi se janë përqendruar në nevojat e Turqisë, Mandal tha se: "Ne po zbulojmë një nga një kërcënimet dhe mundësitë për vendin tonë duke shqyrtuar me kujdes situatën në botë dhe në vendin tonë. Ne jemi të përqendruar në situatën aktuale të pandemisë dhe në eliminimin e skenareve të reja të krizës që mund të shfaqen në botë në një afat të gjatë dhe në kuadër të kësaj do të zhvillojmë propozimet e politikave me afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë".

"Në drejtimin e objektivave të presidentit tonë ne filluam me shpejtësi punimet tona me akademikët, përfaqësues të botës së biznesit dhe zyrtarët publik. Në fund të verës planifikojmë që t‘ia paraqesim presidentit tonë", tha Mandal.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.