Turqia

Turqia fillon operacion të ri kundër organizatës terroriste PKK

"Operacionet dimërore 'Eren' që zhvillohen për të eliminuar plotësisht terrorizmin brenda vendit vazhdojnë me sukses në mënyrë të besueshme dhe të vendosur me mbështetjen e popullit tonë", thuhet në deklaratë

Kemal Karadağ   | 03.12.2021
Turqia fillon operacion të ri kundër organizatës terroriste PKK

Ankara

Ministria e Brendshme turke njoftoi fillimin e një operacioni të ri kundër organizatës terroriste PKK në qytetet Ağrı, Erzurum dhe Kars, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria thuhet se operacioni dimëror "Eren-10" dëshmori i xhandarmërisë kapiteni Ferhat Çiftçi në Çemçe-Madur ka filluar në qytetet Ağrı, Erzurum dhe Kars me qëllimin për të nxjerrë plotësisht nga rendi i ditës së vendit organizatën terroriste PKK dhe për të neutralizuar terroristët që vlerësohet se janë strehuar në vend.

Në operacion nën drejtimin dhe administrimin e komandës rajonale të xhandarmërisë Erzurum, marrin pjesë 70 njësi operacionale me gjithsej 790 forca të përbërë nga njësitë e forcave komando të xhandarmërisë, forcat speciale të xhandarmërisë (JÖH) dhe njësitë e forcat e sigurisë.

"Operacionet dimërore 'Eren' që zhvillohen për të eliminuar plotësisht terrorizmin brenda vendit vazhdojnë me sukses në mënyrë të besueshme dhe të vendosur me mbështetjen e popullit tonë", thuhet në deklaratë.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın