Turqia

Turqia fillon deportimin e terroristëve të huaj në vendet e tyre

Turqia deportoi një "terrorist të huaj", shtetas amerikan, ndërsa sot gjatë ditës do të deportojë edhe dy terroristë të tjerë, njëri shtetas i Gjermanisë dhe tjetri i Danimarkës, tha zv/ministri i Brendshëm

Muhammed Boztepe  | 11.11.2019 - Përdıtësım : 11.11.2019
Turqia fillon deportimin e terroristëve të huaj në vendet e tyre

Ankara

Turqia ka deportuar një luftëtar terrorist të huaj, shtetas amerikan, ndërsa brenda javës do të deportojë edhe disa terroristë të tjerë në Gjermani, tha Zëvendësministri i Jashtëm turk, İsmail Çataklı.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Çataklı tha se deportimi i terroristëve të huaj vjen pas paralajmërimit nga ana e ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu për një hap të tillë.

"Në orët e mëngjesit, Drejtoria e Përgjithshme për Menaxhimin e Migrimit realizoi deportimin e një luftëtari të huaj terrorist amerikan, procedurat e të cilit u kryen në Qendrën e Deportimit në Turqi", tha Çataklı.

Sot gjatë ditës do të deportohen edhe dy luftëtarë të huaj të tjerë, njëri shtetas i Gjermanisë dhe tjetri i Danimarkës, njoftoi Çataklı.

"Po ashtu, shtatë luftëtarë të huaj, shtetas gjermanë, të cilët gjenden në qendrat e deportimit, do të deportohen më 14 nëntor, pasi atyre u është caktuar programi i udhëtimit", shtoi zëvendësministri turk.

Ndryshe, javën e kaluar, ministri i Brendshëm Soylu paralajmëroi se nga dita e sotme, Turqia do të fillojë me deportimin e terroristëve të DEASH-it të cilët gjenden në Turqi.

Soylu në Ankara deklaroi se aktualisht ka afër 1.200 terroristë të DEASH-it në burgjet turke, dhe se 287 anëtarë të organizatës terroriste DEASH janë arrestuar gjatë operacionit të fundit turk në verilindje të Sirisë.

Çështja e menaxhimit të anëtarëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre ka nxitur reagime të ndryshme, ndërsa Turqia ka potencuar se terroristët me origjinë të huaj duhet të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës.

Ankaraja ka thënë se do t'i deportojë anëtarët e DEASH-it në vendet e tyre, por disa vende evropiane kanë refuzuar, duke thënë se terroristëve u është hequr shtetësia.

"Disa vende po përpiqen të krijojnë një jurisprudencë të re që nuk është në përputhje me normat ekzistuese. Kjo është e papranueshme dhe të mos brengosen sepse të gjithë terroristët që kemi kapur do t'ua kthejmë vendeve nga kanë ardhur, pavarsisht nëse atyre ndokush ua merr shtetësinë", ka reaguar ministri turk Soylu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın