Turqia

Turqia eksporton dronë të armatosur në Ukrainë

Kompania turke Baykar njofton se marrëveshja përfundimtare për shitjen e dronëve është nënshkruar me Ukrainën

Fahri Aksüt   | 08.11.2019
Turqia eksporton dronë të armatosur në Ukrainë

Ankara

Kompania turke Baykar ka njoftuar se ka eksportuar 6 dronë të armatosur në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lloji i dronit i quajtur Bayraktar TB2 me sukses i ka përfunduar të gjitha procedurat testuese të pranimit, ka shkruar kompania turke në Twitter.

Pas testeve, kompania Baykar, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dhe kompania shtetërore ukrainase e tregëtisë me armë, Ukrspecexport, kanë nënshkruar marrëveshjen përfundimtare.

Sipas marrëveshjes, Baykar gjithashtu ka shitur edhe tre sisteme stacioni të kontrollit tokësor së bashku me pajisjet.

Bayraktar TB2 përdoret nga Forcat e Armatosura Turke dhe Drejtoria Turke e Sigurisë që nga viti 2015.

Ky lloj i dronit është zhvilluar për zbulimin taktik dhe misionet e mbikëqyrjes dhe gjithashtu mund të mbajë municione dhe të kryejë sulme, ndërsa është i pajisur edhe me pajisje për caktimin e objektivit me lazer.

Forcat e Armatosura Turke kanë një flotë prej 75 dronëve Bayraktar TB2.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın