Turqia

Turqia dënon ashpër përpjekjen për djegien e Kuranit në Norvegji

"Dënojmë në mënyrën më të ashpër paturpësinë e kryer ndaj librit tonë të shenjtë Kuranit, gjatë një proteste që u zhvillua nga një grup anti-islam më 16 nëntor në qytetin Kristiansand të Norvegjisë", thuhet në deklaratën e ministrisë

Zuhal Demirci  | 18.11.2019 - Përdıtësım : 18.11.2019
Turqia dënon ashpër përpjekjen për djegien e Kuranit në Norvegji

Ankara

Turqia dënon në mënyrën më të ashpër përpjekjen për përdhosjen e Kuranit gjatë një prosteste që u zhvillua më 16 nëntor nga një organizatë anti-islame në qytetin Kristiansand të Norvegjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme e Turqisë ka bërë një deklaratë lidhur me përpjekjen për djegien e Kuranit gjatë një tubimi që grupi i ekstremit të djathtë "Ndaloni islamizimin e Norvegjisë" (SION) zhvilloi të shtunën në qytetin Kristiansand.

"Dënojmë në mënyrën më të ashpër paturpësinë e kryer ndaj librit tonë të shenjtë Kuranit, gjatë një proteste që u zhvillua nga një grup anti-islam më 16 nëntor në qytetin Kristiansand të Norvegjisë. Presim pengimin e këtyre akteve dhe nxjerrjen para drejtësistë në kohën më të shkurtër të përgjegjësve", thuhet në deklaratën e ministrisë.

"Ka shqetësime të thella nga rritja e diskriminimit, sulmeve anti-islame dhe sulmeve ndaj xhamive të shënuara kohët e fundit kundër muslimanëve në vendet e Evropës Peërndimore. Arritja në përmasa shqetësuese çdo ditë e më shumë e armiqësisë kundër islamit dhe të huajve është bërë tashmë një çështje për të cilën duhet të gjendet zgjidhje e menjëhershme", thuhet në deklaratë.

Në deklaratë është tërhequr vëmendja se retorikat raciste dhe të esktremit të djathtë si dhe postimet në rrjetet sociale të politikanëve në të vërtetë janë ato që përbëjnë infrastrukturën ideologjike të këtyre sulmeve që përbajnë ofendime ndaj një feje.

"Këto sulme nuk kanë në objektiv vetëm muslimanët, por ato përbëjnë kërcënim për të gjithë njerëzinë. Me këtë arsye ne përsërisim thirrjen tonë që komuniteti ndërkombëtar të punojë së bashku për të pastruar plotësisht këtë virus që kërcënon të gjithë botën. Është e rëndësishme që të zbatohet nga të gjitha shtetet anëtare rezoluta e OKB-së me temë për të ‘luftuar kundër terrorizmit të bazuar në fe ose besim si dhe ndaj akteve të tjera të dhunshme‘. Turqia do të vazhdojë të jetë një vend lider në përpjekjet ndërkombëtare në këtë drejtim", qëndron në deklaratën e ministrisë.

Të shtunën që kaloi në Norvegji grupi i ekstremit të djathtë SION u përpoq të kryente një provokim duke tentuar të djegë librin e shenjtë Kuranin. Pasi policia nuk e lejoi këtë akt, lideri i grupit Arne Tumyr e hodhi në koshin e plehrave Kuranin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın