Turqia

Turqia do të vazhdojë operacionet anti-terroriste në veri të Irakut

Ministria e Jashtme e Turqisë bëri të ditur se Turqia do të vazhdojë operacionet e saj derisa organizatat terroriste do të ekzistojnë në Irak

Tuğçenur Yılmaz  | 15.12.2018 - Përdıtësım : 15.12.2018
Turqia do të vazhdojë operacionet anti-terroriste në veri të Irakut

Ankara

ANKARA (AA) - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme i Turqisë Hami Aksoy, në lidhje me operacionin e Forcave të Armatosura të Turqisë kundër elementeve të PKK-së në Irak, tha se "Do të vazhdojnë operacionet në kuadër të luftës me terrorizmin derisa organizatat terroriste do të ekzistojnë në Irak", transmeton Anadolu Agency (AA).

Aksoy iu përgjigj pyetjeve  drejtuar Ministrisë me një deklaratë me shkrim në lidhje me operacionin e Turqisë në tokat irakiane kundër PKK-së, si dhe në lidhje me thirrjen e ambasadorit turk në Bagdad Fatih Yıldız në Ministrinë e Jashtme të Irakut. 

Ai tërhoqi vëmendjen se organizata terroriste PKK me vite të tëra ka përdorur tokat irakiane ku janë pozicionuar si bazë për të organizuar sulme kundër Turqisë. "Si pasojë e këtyre sulmeve dhjetra mijëra qytetarë tanë kanë humbur jetën. Aktivitetet e organizatës terroriste PKK në Irak dhe Siri, janë shndërruar në një çështje sigurie kombëtare për Turqinë", u shpreh ai.

Aksoy tregoi se deri sot shumë herë qeverisë irakiane i është kujtuar se duhet të përmbushë përgjegjësinë saj për të ndaluar aktivitetet e oranizatës terroriste PKK. "Neni 7 i kushtetutës së Irakut, detyron qeverinë e Irakut që të parandalojë që tokat e saj të përdoren si bazë për sulme kundër shteteve fqinje", deklaroi zëdhënësi Aksoy. 

Operacioni u ndërmor më 13 dhjetor kundër PKK/KCK/PYD/YPG-së dhe elementeve të tjera terroriste me qëllim mënjanimin e sulmeve terroriste ndaj popullatës dhe forcave të sigurisë nga veriu i Irakut dhe për të garantuar sigurinë kufitare, në përputhje me Nenin 51 të Kartës së OKB-së, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın