Turqia

Turqia do të kryejë 9.630 operacione kundër terroristëve

Strategjia për operacionet pranverë-verë do të jetë "kërkimi, gjetja, shkatërrimi" i vendeve të fshehta dhe shpellave të terroristëve

Aykut Karadağ  | 22.04.2021 - Përdıtësım : 23.04.2021
Turqia do të kryejë 9.630 operacione kundër terroristëve

Ankara

Forcat turke do të kryejnë 9.630 operacione kundër terroristëve deri në tetor, njoftoi Ministria e Brendshme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Strategjia për operacionet pranverë-verë do të jetë "kërkimi, gjetja, shkatërrimi" i vendeve të fshehta dhe shpellave të terroristëve.

Operacionet vjeshtë-dimër kundër organizatës terroriste midis 1 tetorit 2020 dhe 15 prillit 2021 kanë përfunduar me sukses.

Gjatë kësaj periudhe, janë kryer 8.915 operacione.

Gjithsej 75 terroristë u neutralizuan gjatë këtyre operacioneve, 915 streha dhe shpella u shkatërruan dhe u sekuestruan 233 pajisje të improvizuara shpërthyese, 465 granata, 891 bombola gazi dhe 31.6 tonë ushqim dhe furnizime të tjera.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.