Turqia

"Turqia do t'i ndërmarrë hapat e nevojshëm ndaj operacionit 'Irini' të BE-së"

Këshilli i Sigurisë Kombëtare dënoi fuqishëm kërkimin e paligjshëm të së dielës së kaluar nga një fregatë gjermane që ishte pjesë e operacionit “Irini”

Gözde Bayar   | 25.11.2020
"Turqia do t'i ndërmarrë hapat e nevojshëm ndaj operacionit 'Irini' të BE-së"

Ankara

Ankaraja do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në çdo fushë kundër operacionit “Irini” të Bashkimit Evropian (BE) në lidhje me kërkimin e paligjshëm në anijen me flamur turk që po udhëtonte drejt Libisë, tha Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli dënoi fuqishëm kërkimin e paligjshëm të së dielës së kaluar nga një fregatë gjermane që ishte pjesë e operacionit “Irini”, i cili ka qëllim të sigurojë mbarëvajtjen e embargos së armëve të OKB-së ndaj Libisë.

Në një deklaratë të lëshuar pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare thuhet se akti i njëanshëm ishte plotësisht kundër ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të marrëdhënieve të aleancës.

Duke u zotuar të ndërmarrë "hapa të nevojshëm në çdo fushë", ky institucion turk tha se qëllimi dhe legjitimiteti i operacionit të BE-së është i dyshimtë, pasi është kthyer në një embargo të plotë ndaj qeverisë legjitime të Libisë.

Anija me flamur turk po transportonte bojë, materiale boje dhe ndihmë humanitare në Libi dhe operacioni i BE-së ka pranuar se kërkimi i paligjshëm nuk çoi në zbulimin e ndonjë sendi të paligjshëm.

Turqia ka theksuar prej kohësh që embargoja e armëve e OKB-së ndaj Libisë po zbatohet në një mënyrë të njëanshme, duke favorizuar komandantin puçist Khalifa Haftar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın