Turqia

"Turqia do të vazhdojë aktivitetet e kërkimit dhe shpimit në Mesdheun Lindor"

Këshilli i Çështjeve të Jashtme i BE-së miratoi një kornizë për masa kufizuese kundër Turqisë për aktivitetet e saj të shpimit në Mesdheun Lindor

Sena Güler   | 11.11.2019
"Turqia do të vazhdojë aktivitetet e kërkimit dhe shpimit në Mesdheun Lindor"

Ankara

Turqia ka përsëritur zotimin për të mbrojtur të drejtat e saj në Mesdheun Lindor, në përgjigje të planeve të Bashkimit Evropian (BE) për masat kufizuese kundër Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Turqia nuk do të heq dorë nga mbrojtja e të drejtave të saj në përputhje të ligjit ndërkombëtar në Detin Mesdhe dhe të interesave të Republikës Turke të Qipros Veriore, pavarësisht hapave të pakujdesshme të BE-së”, tha Ministria turke e Punëve të Jashtme.

Sot, Këshilli i Çështjeve të Jashtme i BE-së miratoi një kornizë për masa kufizuese kundër Turqisë për aktivitetet e saj të shpimit në Mesdheun Lindor.

“Është një pritje e kotë të shpresosh se vendi ynë duke iu nënshtruar kërcënimeve do të tërhiqet nga të drejtat e saj në Mesdheun Lindor”, tha ministria.

"Askush të mos dyshojë, Turqia do të vazhdojë aktivitetet e kërkimit dhe shpimit në Mesdheun Lindor", theksohet në njoftimin e ministrisë turke.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın