Turqia

Turqia do të rifillojë eksportet e produkteve të qumështit në Kinë

Pekcan tha se 54 kompani turke janë rregulluar për të filluar eksportet në Kinë, në një nga importuesit më të mëdhenj të qumështit në botë me një treg me vlerë prej rreth 6 miliardë dollarë

Tuba Şahin   | 22.05.2020
Turqia do të rifillojë eksportet e produkteve të qumështit në Kinë

Ankara

Ministrja e Bujqësisë dhe Tregtisë e Turqisë, Ruhsar Pekcan, ka bërë të ditur se eksportet e produkteve turke të qumështit mund të rifillojnë pasi autoritetet kineze e kanë qartësuar sigurinë për të proceduar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e saj në Twitter, Pekcan shkroi se "pengesat për eksportin e produkteve të qumështit janë hequr, falë iniciativave intensive të ndërmarra në koordinim nga Ministria e Bujqësisë dhe Tregtisë dhe Zyra e Këshilltarit Tregtar".

Pekcan tha se 54 kompani turke janë rregulluar për të filluar eksportet në Kinë, në një nga importuesit më të mëdhenj të qumështit në botë me një treg me vlerë prej rreth 6 miliardë dollarë.

Ministria e Bujqësisë dhe Tregtisë e Turqisë njoftoi se kompanitë turke të produkteve të qumështit eksportuan produkte me vlerë prej 364 milionë dollarë në të gjithë botën në vitin 2019.

Ministria tha se Turqia do të vazhdojë të përqendrohet në përpjekjet për të siguruar diversitetin e tregut dhe për të rritur pjesën e tregut të produkteve të saj bujqësore, veçanërisht të qumështit, në Kinë dhe në vendet e Lindjes së Largët.

Ministria kujtoi se të dy vendet nënshkruan një protokoll në nëntor të vitit 2015 mbi kërkesat veterinare dhe sanitare për produktet e qumështit të eksportuara nga Turqia në Kinë.

Në vitin 2018, një ekip teknik kinez vizitoi Turqinë, në kuadër të zbatimit të protokollit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın