Turqia

Turqia do të jetë nikoqire e "Konferencës së 7-të të Ndërmjetësimit Stamboll"

Për shkak të kufizimeve të pandemisë së COVID-19, konferenca këtë vit do të organizohet online dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga YouTube

Zuhal Demirci   | 16.09.2020
Turqia do të jetë nikoqire e "Konferencës së 7-të të Ndërmjetësimit Stamboll"

Ankara

ZUHAL DEMİRCİ

Turqia e cila në fushën e ndërmjetësimit është shndërruar në markë, më 17 shtator do të jetë nikoqire e "Konferencës së 7-të të Ndërmjetësimit" në Stamboll, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të organizatave ndërkombëtare, shkruan Anadolu Agency (AA).

Turqia, me përpjekjet e saj në vitet e fundit në lidhje me ndërmjetësimin, që është një ndër mënyrat e zgjidhjes paqësore të problemeve ndërkombëtare dhe e cila përfshihet në statutin e Kombeve të Bashkuara (OKB), është bërë një markë në fushën e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve dhe ndërmjetësimit me përpjekjet e saj për të "krijuar ndërgjegjësim dhe kapacitet".

Turqia këtë rol që e ka marrë përsipër, e vazhdon me një arkitekturë ndërmarrëse shumë shtresore dhe të gjerë ndërsa kontribuon në fushën e ndërmjetësimit si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik.

Konferenca e 7-të e Ndërmjetësimit Stamboll

Konferenca e cila për herë të parë u organizua në vitin 2012 dhe sjell pjesëmarrës ekspertë të huaj dhe vendas në fushat përkatëse, për të 7-n herë do të organizohet në Stamboll më 17 shtator.

Hapjen e konferencës do ta bëjnë ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ndërsa do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare dhe emra të njohur të fushës së ndërmjetësimit.

Në konferencë do të marrin pjesë ish-përfaqësues të posaçëm të OKB-së si Ghassan Salame, Staffan de Mistura dhe Alvaro de Soto, përfaqësues të lartë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Unioni Afrikan dhe Autoriteti Ndërqeveritar për Zhvillim (IGAD) po ashtu dhe si prof. dr. William Zartman, ekspertë të njohur botërisht në fushën e ndërmjetësimit.

Në konferencën, ku do të diskutohen sfidat me të cilat përballen njerëzit që punojnë në fushën e paqes që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të diskutohet në detaje se si pandemia do të ndikojë në dinamikat e konfliktit.

Më tej, në konferencën e cila përbëhet nga tre panele kryesore, do të diskutohen situata aktuale në zonat e konfliktit, konflikti dhe dinamika e paqes në periudhën pas pandemisë dhe marrëdhënia midis dixhitalizimit dhe ndërtimit të paqes.

Për shkak të kufizimeve të pandemisë së COVID-19, konferenca këtë vit do të organizohet online dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga YouTube.

Organizimi online i aktivitetit është në harmoni me frymën e iniciativës "Diplomacia Dixhitale" e shpallur nga ministri Çavuşoğlu me rastin e Konferencës së 11-të të Ambasadorëve të mbajtur vitin e kaluar.

Bashkon të gjithë të interesuarit në "ndërmjetësim për paqe"

Konferencat e Ndërmjetësimit të Stambollit që organizohen që nga 2012 nga Ministria e Jashtme e Turqisë, bashkojnë politikanët, diplomatët, akademikët, ekspertët, studentët dhe të gjithë të interesuarit në ndërmjetësim për paqe.

Në konferencat, ku trajtohen diskutimet më të përditësuara në fushën e ndërmjetësimit, kontribuojnë në kornizën konceptuale në fushën e ndërmjetësimit.

Në konferencat e mbajtura deri më sot u përqendruan në çështje të ndryshme, duke filluar nga efektet e transformimit dixhital në dinamikën e konfliktit, nevojën për koordinim dhe plotësim në fushën e ndërmjetësimit, rolin e organizatave rajonale dhe ndërkombëtare në ndërmjetësim, marrëdhëniet midis zhvillimit të qëndrueshëm dhe paqes dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes në fushën e ndërmjetësimit.

Konferencat gjithashtu kontribuan në zhvillimin e kapacitetit të ndërmjetësimit brenda OKB-së, OSBE-së dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI). Në këtë kontekst, suksesi i konferencave mundësoi organizimin e një konference të ngjashme nga Turqia për OBI-n që nga viti 2017.

Iniciativat e ndërmjetësimit në organizatat ndërkombëtare

Turqia për ta bërë rëndësinë e ndërmjetësimit në diplomaci dhe zgjidhjen e konflikteve më të dukshme pranë bashkësisë ndërkombëtare dhe për të alokuar më shumë përpjekje dhe burime në përpjekjet e ndërmjetësimit, në vitin 2010 e krijoi iniciativën "Ndërmjetësim për Paqe" nën çatinë e OKB-së bashkë me Finlandën.

Kjo iniciativë ka sjellë interes dhe mbështetje të konsiderueshme për çështjen e ndërmjetësimit. "Grupi i Miqve të Ndërmjetësimit" ka arritur në 60, përfshirë 52 vende, 8 organizata ndërkombëtare dhe rajonale dhe OKB-në.

Suksesi i inciativës së Turqisë në OKB mundësoi vendosjen edhe në grupet e ngjashme si OSBE dhe OBI.

Në këtë kontekst, tërheq vëmendjen se Turqia gjithashtu ka pozicionin e bashkëkryetarit në të tre grupet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın