Turqia

Turqia dhe Uzbekistani synojnë rritjen e vëllimit tregtar në 5 miliardë dollarë

Ruhsar Pekcan, e cila u takua në kryeqytetin Tashkent me homologun e saj nga Uzbekistani, Sardor Umurzakov, tha se dy vendet mund të arrijnë synimin me një tregti të ekuilibruar bazuar në një qasje të fitores të ndërsjellë

Bahtiyar Abdülkerimov   | 08.04.2021
Turqia dhe Uzbekistani synojnë rritjen e vëllimit tregtar në 5 miliardë dollarë ( Ahmet Kayaaltı - Anadolu Agency )

Tashken

Ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, ka deklaruar se Turqia dhe Uzbekistani synojnë rritjen e vëllimit tregtar dypalësh në 5 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pekcan, e cila u takua në kryeqytetin Tashkent me homologun e saj nga Uzbekistani, Sardor Umurzakov, tha se dy vendet mund të arrijnë synimin me një tregti të ekuilibruar bazuar në një qasje të fitores të ndërsjellë.

Ajo kujtoi se vëllimi tregtar midis dy vendeve aktualisht është rreth 2 miliardë dollarë.

Umurzakov, nga ana e tij, përshëndeti vizitën e ministres turke dhe tha se të dy palët do të gjejnë zgjidhje për problemet ekzistuese dhe do të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın