Turqia

Turqia dhe Qiproja Veriore do të bashkëpunojnë për të mbështetur fermerët

Zv/presidenti Oktay dhe ministri Çavuşoğlu diskutuan bashkëpunimin midis kompanive ekuivalente në fushën e produkteve të tokës, si dhe për furnizimin e grurit, elbit dhe lëndëve të tjera ushqimore

Abdullah Yasin Güler   | 08.04.2021
Turqia dhe Qiproja Veriore do të bashkëpunojnë për të mbështetur fermerët ( Muhammet Fatih Oğraş - Anadolu Agency )

Ankara

Zyrtarë të lartë nga Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë diskutuar hapat për të përmirësuar situatën e fermerëve në TRNC që janë prekur seriozisht për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, zv/presidenti turk, Fuat Oktay dhe ministri i Bujqësisë dhe Burimeve Natyrore i TRNC-së, Nazım Çavuşoğlu, diskutuan bashkëpunimin midis kompanive ekuivalente në fushën e produkteve të tokës, si dhe për furnizimin e grurit, elbit dhe lëndëve të tjera ushqimore.

Dy zyrtarët shkëmbyen ide për përdorimin e 350 tonëve të qumështit të papërpunuar nga Turqia për ta prodhuar atë në TRNC.

Oktay dhe Çavuşoğlu po ashtu diskutuan planet e ujitjes për furnizimin e 70 milionë metra kub ujë të pijshëm nga Turqia në digën Geçitköy në TRNC.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.