Turqia

Turqia dhe Iraku, marrëveshje mirëbesimi dhe për bashkëpunim ushtarak

Erdoğan bëri të ditur se ministrat e mbrojtjes dhe shefat e intelegjencs të të dy vendeve do të takohen së shpejti për të diskutuar hollësitë e mëtejshme të marrëveshjeve

Vakkas Doğantekin   | 15.05.2019
Turqia dhe Iraku, marrëveshje mirëbesimi dhe për bashkëpunim ushtarak Foto: Murat Kula/AA

Ankara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij dhe Iraku kanë nënshkruar marrëveshje mirëbesimi dhe për bashkëpunim ushtarak, pas takimit në Ankara me kryeministrin irakian, Adil Abdul-Mahdi, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan priti kryeministrin Abdul-Mahdi me një ceremoni zyrtare në pallatin presidencial. Udhëheqësit e dy vendeve shkëmbyen idetë mbi disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Në një konferencë të përbashkët për media, Erdoğan bëri të ditur se ministrat e mbrojtjes dhe shefat e intelegjencs të të dy vendeve do të takohen së shpejti për të diskutuar hollësitë e mëtejshme të marrëveshjeve.

Më tej, Erdoğan theksoi se Turqia dhe Iraku janë në të njëjtën anë në lidhje me integritetin territorial të Sirisë.

Në sferën e energjisë, kreu turk dhe ai irakianë theksuan rëndësinë e rihapjes së tubacionit të naftës Kirkuk-Ceyhan, i cili është vandalizuar nga grupi terrorist DEASH.

Abdul-Mahdi, nga ana e tij, tha se, “Ne kurrë nuk do të pranojmë ndonjë kërcënim të sigurisë kundër Turqisë që buron nga territori i Irakut”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın