Turqia

Turqia dhe Azerbajxhani do të bashkëpunojnë kundër zjarreve pyjore

Marrëveshja parasheh që nga Azerbajxhani t‘i ofrohet Turqisë mbështetje me helikopterë dhe avionë për t‘u përdorur në zjarret e pyjeve dhe për të kryer së bashku në një periudhë të afërt stërvitje kundër zjarrit në Turqi

AA   | 13.05.2022
Turqia dhe Azerbajxhani do të bashkëpunojnë kundër zjarreve pyjore

Ankara

Mes Turqisë dhe Azerbajxhanit është arritur dakordim që nga Azarbajxhani t‘i ofrohet Turqisë mbështetje me helikopterë dhe avionë për t‘u përdorur në zjarret e pyjeve dhe për të kryer së bashku stërvitje kundër zjarrit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve, njoftohet se zv/ministri i Situatave Emergjente i Azerbajxhanit, Gjeneral Lejtant Etibar Mirzayev, u takua në Stamboll me zv/ministrin turk të Bujqësisë dhe Pyjeve Veysel Tiryaki. Mes dy vendeve u zhvilluan negociata për kryerjen e bashkëpunimit në çështjen e ndërhyrjes ndaj zjarreve të pyjeve.

Krahas zv/ministrave, në takim morën pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i pyjeve Bekir Karacabey, zv/shefi i departamentit kryesor të operacioneve të Azerbajxhanit, koloneli Alasgar Aliyev, kryekëshilltari për marrëdhëniet ndërkombëtare në departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Azerbajxhanit dhe drejtori rajonal i Stambollit Yusuf Şahin.

Në praninë e dy zv/ministrave u negociuan detajet e protokollit të bashkëpunimit të pagatitur mes Azerbajxhanit dhe Turqisë për mbrojtjen nga zjarret e pyjeve dhe luftën kundër zjarreve. Në takim u arrit dakordim që nga Azerbajxhani t‘i ofrohet Turqisë mbështetje me helikopterë dhe avionë për t‘u përdorur në zjarret e pyjeve dhe për të kryer së bashku në një periudhë të afërt stërvitje kundër zjarrit në Turqi.

- "Janë nisur punimet për Qendrën e Trajnimit Pyjor dhe Kompleksin e Fidanishtes

Zv/ministri turk i Bujqësisë dhe Pyjeve Veysel Tiryaki shprehu falënderimet për mbështetjen që shteti i Azerbajxhanit dha në zjarret e mëdha që shpërthyen vitin e kaluar.

Duke theksuar se me Azerbajxhanin do të tregojnë përpjekjet e nevojshme për zhvillimin e bashkëpunimit teknik në fushën e pyjeve dhe për të çuar marrëdhëniet dypalëshe në pika më të mira, Tiryaki tha: "Krahas bashkëpunimit në luftën kundër zjarreve jemi shumë të kënaqur që ndajmë përvojën edhe në fusha të ndryshme".

Më tej, Tiryaki informoi se kanë filluar punimet për Qendrën e Trajnimit Pyjor dhe Kompleksin e Fidanishtes, e cila parashikohet të formohet në rajonin Kaarabak-Jabrayil nga Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve.

Pas takimit, për delegacionin e vendit të ftuar dhe pjesëmarrësve, në Qendrën e Koordinimit Zjarrfikës të Drejtorisë Rajonale të Stambollit u dhanë informacione të detajuara për sistemet e përdorura në luftën kundër zjarreve në pyje, metodat e ndjekura dhe zhvillimet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın