Turqia

"Turqia blen vajin e ullirit të Afrinit sipas çmimeve botërore"

"Kemi një dhe të vetmin kalim me Turqinë pasi nuk kemi kalime me regjimin sirian. Ne u shitëm vajin tonë të ullirit tregtarëve turq me çmimet botërore, kryesisht me çmimin me bazë në Spanjë", tha Hussu

Ali H. M.Abo Rezeg,Erdoğan Çağatay Zontur   | 12.02.2019
"Turqia blen vajin e ullirit të Afrinit sipas çmimeve botërore"

Ankara

ANKARA (AA) - Kreu i Odës së Industrisë dhe Tregtisë së Afrinit, Nassir Hussu, ka hedhur poshtë pretendimet se vaji i ullirit i Afrinit “ishte vjedhur” gjatë rrugës nga Turqia në tregjet ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne plotësisht i hedhim poshtë këto pretendime”, tha Hussu për AA, në margjinat e një paneli të mbajtur në Ankara një vit pas çlirimit të rajonit nga grupet terroriste.

Më herët këtë muaj, mediat perëndimore pretenduan se vaji i ullirit që erdhi nga Afrini ishte subjekt i “vjedhjes” në Turqi.

“Kemi një dhe të vetmin kalim me Turqinë pasi nuk kemi kalime me regjimin sirian. Ne u shitëm vajin tonë të ullirit tregtarëve turq me çmimet botërore, kryesisht me çmime me bazë në Spanjë”, tha Hussu.

Ai po ashtu pohoi se tregtarët me bazë në Afrin këtë vit arritën të eksportonin prodhimet e ullirit falë përmirësimit të situatës së sigurisë në zonë.

“Ne u bëjmë thirrje tregtarëve në të gjithë botën që të investojnë në Afrin dhe të blejnë vajin e tij të ullirit me cilësi të lartë”, shtoi Hussu.

Në janar të vitit të kaluar, Turqia nisi një operacion të madh ushtarak, operacionin "Dega e Ullirit", me qëllimin e deklaruar për pastrimin e Afrinit nga elementet terroriste të YPG/PKK-së.

Më 18 mars të vitit të kaluar, ditën e 58-të të operacionit, Afrini u çlirua nga trupat turke të mbështetur nga luftëtarët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın