Turqia

Turqia arreston dy të dyshuar të PKK-së që tentuan të kalojnë në Greqi

Të dyshuarit u arrestuan nga policia turke në provincën Edirne në kufi me Greqinë dhe Bullgarinë

Erdoğan Çağatay Zontur   | 22.09.2020
Turqia arreston dy të dyshuar të PKK-së që tentuan të kalojnë në Greqi

Ankara

Dy pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste PKK u arrestuan në veriperëndim të Turqisë ndërsa u përpoqën të kalonin në Greqi, thanë burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit u arrestuan nga policia turke në provincën Edirne në kufi me Greqinë dhe Bullgarinë, tha një burim i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın