Turqia

Turqia anulon Turneun Presidencial të Çiklizmit për shkak të COVID-19

Presidenti i Federatës së Çiklizmit të Turqisë, Erol Küçükbakırcı, tha se gara e vitit të ardhshëm do të zhvillohet në muajin prill

Muhammed Enes Çallı   | 21.05.2020
Turqia anulon Turneun Presidencial të Çiklizmit për shkak të COVID-19

Ankara

Turqia anuloi turneun e saj Presidencial të Çiklizmit për shkak të rreziqeve që lidhen me koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA, presidenti i Federatës së Çiklizmit të Turqisë, Erol Küçükbakırcı, tha se gara e vitit të ardhshëm do të zhvillohet në muajin prill.

"Nëse do të mund ta zhvillonim garën e këtij viti, do të konsideronim ta organizojmë atë midis 25 tetorit dhe 1 nëntorit. Ende ekzistojnë rreziqe për shkak të virusit edhe për këtë periudhë. Tour de France me gjasë nuk do të zhvillohet. Prandaj, ne do të organizojmë atë (Turneun Presidencial të Çiklizmit) në prill të vitit 2021 për hir të shëndetit dhe sigurisë së njerëzve", tha Küçükbakırcı.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın