Turqia

Turqi, vitin e kaluar u rrit numri i vizitorëve të muzeve

Sipas të dhënave të TurkStat, numri më i madh i pronave kulturore të paluajtshme nën përgjegjësinë e muzeve ishte në Stamboll me 31.599

Aysu Biçer   | 26.09.2019
Turqi, vitin e kaluar u rrit numri i vizitorëve të muzeve

Ankara

Autoriteti Statistikor i Turqisë (TurkStat) ka bërë të ditur se 28.2 milionë persona vizituan muzetë dhe gërmadhat në të gjithë Turqinë në vitin 2018, shifër që shënon rritje prej 37.3 për qind nga viti në vit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas TurkStat, numri i muzeve në Turqi në vitin 2018 po ashtu u rrit me 3 për qind, duke arritur në 451.

Nga numri i përgjithshëm i muzeve, 200 janë nën administrimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ndërsa pjesa tjetër janë në kategorinë e muzeve private.

“Numri i vizitorëve që paguan në muzetë dhe gërmadhat e administruara nga ministria u rrit me 44.5 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm”, tha instituti.

Sipas të dhënave të TurkStat, numri më i madh i pronave kulturore të paluajtshme nën përgjegjësinë e muzeve ishte në Stamboll me 31.599.

Stambolli u pasua nga Izmiri me rreth 7.000 prona kulturore të paluajtshme dhe nga Mugla me pothuajse 4.500.

Sipas institutit, numri i parqeve kombëtare u rrit me 4.8 për qind dhe numri i parqeve natyrore u rrit me 9 për qind, krahasuar me vitin 2017.

Në vitin 2018, numri i parqeve natyrore u rrit në 243 dhe sipërfaqja e përgjithshme e tyre u rrit në gati 106.500 hektarë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın